Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, ka përshëndetur nënshkrimin e koalicioni opozitar, i cili sipas tij, bashkon forcat për të mos lejuar zgjedhje farsë e të manipuluara nga Edi Rama.

“Padyshim që kjo marrëdhënie e opozitës është detyrë qytetare për të penguar zgjedhjet farsë shkatërrimin e opozitarizmit dhe institucionet kushtetuese të këtij vendi. Ne në këtë marrëdhënie, kemi një raport të ri jo vetëm politik por dhe elektoral, – u shpreh Mediu.

“Kemi institucionalizimin e opozitarizmit për të mos lejuar zgjedhjet farsë dhe të manipuluara. Është detyra më fisnike e çdo politikani apo force politike të garantojë të drejtën kushtetuese për të zgjedhur dhe për tu zgjedhur dhe kjo përgjegjësi është kushtetuese dhe qytetare që opozita do i shkojë deri në fund. Zgjedhje do të ketë vetëm në kushte kur qytetarët të mund të votojnë të lirë”, – tha kreu i PR-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA