Pasi firmosi marrëveshjen për krijimin e një koalicioni opozitar, i gatshëm të hyjë në zgjedhje, vetëm nëse largohet Rama si kryeministër, kreu i PDK-së, Nard Ndoka tha se pikërisht me këtë akt, Lulzim Basha po i jep jetë krijimit të një ekipi kombëtar.

“Është një moment i rëndësishëm, pasi e kemi të përcaktuar një datë të zgjedhjeve lokale nga Presidenti. 30 qershori është një moment i rëndësishëm ku ose do të triumfojnë vlerat reale të demokracisë që mazhoranca të kuptojë që rregullat e lojës vendosen nga dy palët. Unë e falënderova edhe liderin e opozitës zotin Basha për fatin që ka ruajtur mozaikun e vlerave të përfaqësimit të së djathtës, ndryshe nga Rama që ndodhet i vetmuar. Ka thirrur ca parti për koalicion, ca i ka blerë.

Sistemi është në agoni, nuk funksionin fare, ndryshe nga e majta e çoroditur, zoti Basha për ndërton ekipin kombëtar me vlerat e veta, pa i blerë lojtarët si zoti Rama. Rama do të ketë përballë ekipin e ri që dështoi në parlament, po ngutet, po përpiqet. Por i bëj thirrje ta kuptojë realitetin e politikës shqiptare, nuk mund të zhvillohen zgjedhje pa opozitën, jemi garancia e këtij sistemi. Ne jemi të vendosur në kauzën tonë parlamentare, kërkesa jonë e unifikuar është pa Ramën kryeministër”,- vijoi ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA