Fotografitë zyrtare të fëmijës më të vogël të Dukës dhe Dukeshës së Kembrixhit, princit Luis, janë publikuar në ditëlindjen e parë të tij.
Të realizuara nga Dukesha, imazhet tregojnë princin në shtëpinë e familjes, Anmer Hall, në pronën e mbretëreshës në Sandringham të Norfolkut. Ka qenë po ashtu Kejt ajo që ka realizuar edhe fotot e para zyrtare të princit, pas lindjes së tij më 23 prill të vitit të kaluar.
Princi Luis është i pesti në linjën e fronit. Motra e tij Sharlot, mbush katër vjeç më 2 maj ndërsa i vëllai, princi Xhorxh, mbush gjashtë më 22 korrik.
Imazhet janë publikuar pasi stërgjyshja e princit Luis, mbretëresha Elisabetë, festoi ditëlindjen e saj të 93 të dielën e Pashkës.
Princi pritet tani të ketë edhe një kushëri të ri, në javët e ardhshme, pasi Megan Markle dhe princi Herri, kanë bërë të ditur se fëmija i tyre do të vijë në jetë në fund të prillit apo fillim të majit.
Top Channel