Pas firmosjes së marrëveshjes me 10 pika për koalicionin opozitar, me PD dhe aleatët politikë, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë për mediat u shpreh se kjo ditë marrëveshje është flamuri i shpresës për të gjithë shqiptarët.
Ajo tha se nuk ka asnjë tërheqje dhe se nuk do të futen në zgjedhje me Edi Ramën si kryeministër.
“Kjo marrëveshje garanton zgjedhje të lira e të ndershme. Në Shqipëri do ketë vetëm zgjedhje të lira dhe të ndershme, që shqiptarët të zgjedhin atë që duan. Kjo marrëveshje është flamuri i shpresës për shqiptarët. Shqipëria është shtëpia e shqiptarëve, kemi për detyrë t’ju garantojmë të gjithë infrastrukturën dhe sistemin e nevojshëm për të qëndruar këtu”, u shpreh Kryemadhi.
Top Channel