30/10 11:59
“Netflix” është shndërruar në destinacionin e vizionarëve televizivë si Shonda Rhimes e Ryan Murphy, me marrëveshje prej 100 milionë dhe 250 milionë dollarë; për komedianë si Chris Rock e Dave Chappelle (40 milionë dhe 60 milionë dollarë).
Sipas “Variety”, edhe Beyonce ka lidhur një kontratë me gjigantin streaming, për tre projekte, me vlerë 60 milionë dollarë.
I pari ishte “Homecoming”, dokumentari i prapaskenave të performancës së “Queen Bey” në “Coachella”, në vitin 2018. Për dy projektet e tjera, ende nuk dihet gjë.
Edhe “HBO”-ja kishte mundësinë e nënshkrimit me Beyonce, por “Netflix” arriti që ta bindte këngëtaren falë ofertës më të mirë.
Top Channel