Komedia e zeze “Zona e pritjes” shkruar nga autorja kroate Marina Vujçiç, nën regjine dhe skenografinë e Fatos Berishës është ngjitur në skenën e teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Në këtë komedi ngjarjet zhvillohen në një korridor ambulance, ku të gjithë presin të futen tek doktori.
Por ama kur i vjen radha për t’u futur, të gjithë nxjerrin nga një justifikim për ta shtyrë këtë takim pasi kanë frikën e përgjigjeve.
Përmes notave humoristike dhe ironive, regjisori Fatos Berisha dhe aktorët kanë sjellë një realitet te prekshëm edhe në Shqipëri e Ballkan.
Metafora e jetës si pritje e së nesërmes më të mirë që behet emërtimi ynë i përbashkët është mesazhi i veprës që erdhi për të gjithë artdashësit shkodran në kuadër të 70 vjetorit të krijimit të teatrit “Migjeni”.
Top Channel