Shefi i opozitës Lulzim Basha mblodhi paraditen e kësaj të hëne krerët e degëve të Partisë Demokratike për të vendosur datën e protestës së radhës Kombëtare. Burimet raportojnë se protesta e opozitës së bashkuar do të jetë më 11 maj 2019, ora 18:30.

Më 18 prill, forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.

“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha atë ditë nga selia bluz zoti Basha.

Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë: “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.

Ndërkohë, KQZ ka shtyrë afatin për regjistrimin e partive në zgjedhjet lokale. LSI dhe PD ende nuk janë regjistruar dhe afati përfundon të martën e 23 prillit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA