Pothuajse njëherë në dy vjet Olen Cesari rikthehet për publikun e Tiranës në një koncert të madh, kësaj here më 23 dhe 24 prill në Pallatin e Kongreseve.

Angazhimet e tij të shumta e bëjnë të udhetojë shpesh në të gjitha anët e globit, por ai thotë se dëshira dhe detyra e sjellin gjithmonë në Tiranë.

“E ndiej të domosdoshme të vij në Shqipëri. Se ju do të më thoni; Pse vjen? Është pjesë e dëshirës sime, që ajo që ne cojmë nëpër botë të vijë edhe në Tiranë, ta kemi edhe ne tonën këtu. Sepse eështë një ushtri njerëzish që vjen, është një ushtri muzikantësh, është një ushtri teknikësh”, tha Olen Cezari.

Bashkë me grupin e tij “Interneational Clandestine Orchestra” ai do të rivendosë në skenë tinguj nga e gjithë bota, sëbashku me të ftuarit specialë.

“Unë kam ftuar Alessandro Mannarinon, kantautorin e famshëm Italian. Nga Kina do të vijë Guo Gan, një instrumentist që do të luajë një nga meloditë më të famshme të Azisë. Vjen po ashtu për herë të parë në Tiranë, bateristi që ka performuar me Santanën, Pepe Sanchez. Do të jetë Eden, Shama Milan nga Kuba, Lavinia Mancusi dhe aktori shqiptar I humorit Bes Kallaku”, u shzpreh Olen Cezari.

E ndërsa deklaratat e artistëve shpesh keqpërdoren politikisht Olen Cesari nuk le pa përmendur edhe rastin e intervistës së tenorit Saimir Pirgu për Top Channel rreth më shumë se një muaj më parë.

“Një nga kolegët e mi kishte thënë dicka dhe fjala e tij u politizua nga të gjitha anët. Njëri e ktheu në mënyrën e vet, tjetri në mënyrën e vet, secili e mori në mënyrën e vet. Unë mendoj që Shqipëria ka nevojë për dashuri”, tha Olen Cesari.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA