Kulmoi mbrëmjen e së shtunës edicioni i 17 i Festivalit Ndërkombëtar i Vokalit Operistik “Marie Kraja”. Në 20-vjetorin e themelimit të këtij festivali, konkurruan në natën e parë dhe finalen e madhe artistë nga Kina, Korea e Jugut, Turqia, Shqipëria, Greqia, Italia, Franca, Rusia, Ukraina, Spanja, për katër çmime të mëdha.

Përballë jurisë ndërkombëtare, konkurrentët interpretuan në garën e arieve dhe në garën e këngës, edhe në natën finale.

Publiku duket se i përzgjodhi të preferuarit e tij, por juria ndërkombëtare, kryesuar nga Nicolas Payne, drejtor i opera Europa, vendosi që çmimin e tretë ta ndajë mes shqiptares Nina Muho dhe turkut Faik Mandu.

Çmimi i dytë shkoi për mezzo-sopranon turke Ezgy Karakaya dhe çmimi i parë për bass-tenorin nga Korea e Jugut, Dongho Kim. Ndërsa juria më e madhe e Festivalit, orkestra e TKOB me çmimin “best song” vlerësoi tenorin rus, Kirill Matiev.

Në natën finale të 20-vjetorit të themelimit të Festivalit Ndërkombëtar “Marie Kraja”, të ftuar specialë ishin tenori me famë botërore Murat Karahan dhe virtuozi i violinës me famë ndërkombëtare, Elvin Hoxha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA