27/12 22:33
Adele është ndarë nga bashkëshorti i saj Simon Konecki, 3 vite pasi u martuan në fshehtësi të plotë.
Këngëtarja u martua me Koneckin, sipërmarrës i një shoqate bamirësie, në vitin 2016 pas 5 vitesh lidhjeje.
Çifti tha se kërkon privatësi dhe nuk dha detaje të mëtejshme mbi arsyet e ndarjes.
Por, ata u shprehën se do të angazhohen maksimalisht për rritjen e djalit të tyre 6-vjeçar.
Top Channel