Inter punon për të sjellë në Milano mbrojtësin e Manchester Cityt
20/04/2019 08:01
Interi ka nisur punën për të transferuar në Milano mbrojtësin anësor të Manchester City-t, Danilo.
Sipas mediave, zikaltrit kanë arritur marrëveshjen me brazilianin dhe tashmë po negociojnë me klubin anglez për çmimin e kartonit.
Manchester City kërkon rreth 25 milionë euro, por duke qenë se lojtari nuk është pjesë e formacionit të Guardiolës, çmimi mund të ulet deri në rreth 20 milionë.
Top Channel