I ftuar në Top Talk këtë të premte ka qenë publicisti dhe veprimtari politik, Veton Surroi. Një nga figurat politike dhe shoqërore në Kosovë, dhe me reputacion të gjerë edhe në Shqipëri.
I pyetur për situatën politike në Shqipëri, Veton Surroi, theksoi se ka nevojë për arritjen e një marrëveshje për tejkalimin e krizës aktuale.
“Kjo situatë jo fort komforte politike, quhet krizë. Kur cilësohet si krizë duhen marrë masat për t’u trajtuar. Kriza aktuale tregon se opozita po përpiqet të delegjitimojë procesin politik në Shqipëri institucionet e saj, ndërsa pushteti po përpiqet të mbajë atë legjitimitet. Mes këtyre dy të vërtetave duhet të ekzistojë një marrëveshje. Sa më parë të bëhet aq më mirë është. Duhet të gjendet një gjuhë e përbashkët, pasi nëse nuk gjendet do të kemi valët të reja të eskalimit të përshkallëzimit e gjuhës së konfliktit”, u shpreh Surroi.
Top Channel