Ka nisur numërimi mbrapsht për edicionin e këtij viti të “Isle of MTV”, festivali më i madh veror europian, i cili këtë vit mbush 13 vjeç.

Për ta festuar në mënyrën më të mirë të mundshme, organizatorët kanë ftuar Bebe Rexhën dhe Martin Garrix, për të qenë protagonistët kryesorë, në Maltë, më 9 korrik.

“Kam dëgjuar gjëra shumë të bukura për Maltën dhe mezi pres ta zbuloj këtë ishull dhe të performoj për fansat e shumtë të këtij eventi kaq të bukur”, -u shpreh këngëtarja me origjinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA