Më herët këtë javë, Samsungu i dërgoi aparatin e ri mbresëlënës, të palosshëm, një numri mediash të rëndësishme, përfshirë edhe BBC-në. Por tani, ndoshta uron të mos e kishte bërë këtë.
Samsungu njoftoi se kishte marrë disa raporte për dëmtime të ekranit kryesor dhe se do të inspektonte aparatet për të përcaktuar shkakun. Por, sidoqoftë, ky është një problem i madh për kompaninë, që shpresonte të magjepste botën, me atë që në shikim të parë ishte një arritje e paimagjinueshme e inxhinierisë.
Një nga justifikimet e dhëna për problemet është se, disa vlerësues hoqën një film të vendosur mbi ekran, duke menduar se është shtresa tipike mbrojtëse që e gjen te të gjithë “smartphone”-t, për ta mbajtur ekranin në gjendje të mirë derisa dikush ta blejë.
Por, nëse aparati ka probleme në këtë pikë, kur është vetëm në duart e disa vlerësuesve të përzgjedhur, pasojat mund të jenë të mëdha kur ai të dalë në shitje për publikun e gjerë dhe duhet kujtuar se, është një “smartphone” që kushton 2.000 dollarë.
Samsungu pushtoi faqet e para të medieve ndërkombëtare duke prezantuar aparatin e ri para të gjithëve. Por, të jesh i pari nuk do të thotë domosdoshmërisht të jesh më i miri.
Top Channel