25/12 01:14
Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas publikimit të raportit të “Reporterëve pa kufij” mbi lirinë e medias.
Në një postim në Twitter, Rama shkruan se ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias, por nënvizon se nuk ka liri të mohuar e media të shantazhuar.
“Një pasqyrë kujtese “virgjëreshave” që vrisnin qytetarë, rrihnin e plagosnin gazetarë dhe sot bëjnë moral! Ka ende shumë për të bërë për lirinë e medias dhe ndarjen e lumit të informacionit nga llumi i kazanit po ashtu. Por me këtë qeveri s’ka media të shantazhuar e liri të mohuar!”, shkruan Rama në rrjetin social.
Top Channel