G20 kërkon ‘paqen e drejtë’ në Ukrainë, mesazh i fortë nga samiti në Johanerburg Forumet më të larta të partisë më të madhe në opozitë zyrtarizuan vendimin për të bojkotuar zgjedhjet lokale të 30 qershorit, duke kushtëzuar pjesëmarrjen me largimin e Edi Ramës dhe organizimin e një procesi të lirë dhe demokratik.
“PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira e të ndershme”, tha Basha.
Kryesia e më pas Këshilli Kombëtar vendosën të pamundësojnë mbajtjen e zgjedhjeve pa opozitën, megjithatë Lulzim Basha nuk dha detaje se si do të zbatohet një skenar i tillë: “PD angazhohet që të pamundësojë çdo krim tjetër elektoral si zgjedhjet e vitit 2017”.
Kundërshtari politik ripërsëriti në parlament ftesën për dialog, por edhe pse po ecën në të njëjtën rrugë si në 2017 lulzim basha e bëri të qartë se nuk do ulet me edi ramën: “Parakushti i parakushteve për një dialog të vërtetë është largimi i Edi Ramës. Pa largimin e tij nuk ka dialog”.
Forumet më të larta të partisë mandatuan kryetarin Basha dhe Sekretarin e Përgjithshëm Bardhi për të negociuar marrëveshjen me aleatët opozitarë për zgjedhje të lira si dhe detyrat dhe mandatin e qeverisë tranzitore.
Top Channel