
25/02 21:12
Deputeti Ralf Gjoni, i hyrë në Parlament nga listat e LSI-së, deklaroi në emisionin “Open” të Eni Vasilit se grupi parlamentar që ata sapo kanë krijuar do të quhet “i pavarur”, pasi ata kanë kontaktuar me LSI-në dhe nuk kanë marrë përgjigje.
Gjoni tha se nuk mund të marrim emrin e LSI-së pasi ligjërisht vula e saj nuk mund të tjetërsohet.
“Ne vijmë nga listat e deputetëve të LSI-së, por që të marrim përfaqësimin e saj do të duhet që kryesia e LSI-së të na japë të drejtën. Ne vetëm juridikisht jemi grup i pavarur, por poltikisht përfaqësojmë LSI-në”, tha Gjoni.
Top Channel