Nisi si histori rozë dhe përfundoi me pengmarrje, si ra në kurth biznesmeni në Tiranë nga vajza që ngacmonte. Shkoi për takim intim, por… Sëmundjet mendore, ashtu si të gjithë llojet e sëmundjeve, kategorizohen në të rënda kur kërkohet trajtim spitalor, ndoshta për disa kohë, por edhe sëmundje që mund të trajtohen në shtëpi dhe në ambiente familjare.
Kjo e fundit ndikon edhe në gjendjen shpirtërore dhe emocionale të pacientit i cili ka pranë njerëzit e tij të dashur. Por nuk janë të paktë ata njerëz që mbyllen në spitalet psikiatrike dhe më pas braktisen.
Resmie Reshmeliu prej 5 vitesh trajtohet në spitalin psikiatrik të Elbasanit, ndërkohë që ndjen mall për familjen dhe 8 fëmijët e saj të cilët pothuajse nuk vijnë kurrë ta vizitojnë.
Sëmundjet mendore vazhdojnë të jenë tabu në shoqërinë tonë, por sipas psikologëve edhe kushtet e familjave shqiptare e bëjnë të vështirë përkujdesjen ndaj një të sëmuri të tillë.
Spitali psikiatrik i Elbasanit ka aktualisht 310 pacientë të shtruar, një pjesë e tyre këtë kanë të vetmen shtëpi ndërkohë stina e verës stimulon me tej problematikat që kanë lidhje me stresin e depresionin ndërsa mjekë e psikilogë gjithnjë e më tepër bëjnë apel për pranimin e këtyre sëmundjeve si çdo sëmundje tjetër.
Top Channel