Studimi/ Përdoruesit e kanabisit kanë nevojë për më shumë anestezi

17/04/2019 11:29

Sipas një studimi të ri, përdoruesit e kanabisit kanë nevojë për më shumë se trefishin e anestezisë për t’u operuar (220 %) në krahasim me një jo përdorues.

Ky raport është bërë përgjatë një studimi të 250 pacientëve në Kolorado, i cili zbuloi se doza normale e anestezisë ishte më pak e efektshme për ata që konsumonin marihuanë në baza javore ose ditore.

Që nga viti 1980, anestezistët kanë paralajmëruar njerëzit që të bëjnë kujdes me përdorimin e marihuanës disa javë para operacionit pasi sjell me vete shumë rreziqe. Studiuesit aktualisht po punojnë për të kuptuar saktësisht se cilat janë këto rreziqe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA