Policia ka shpallur në kërkim një person ende të paidentifikuar për vjedhjen e 7900 dollarëve nga një makinere loje fati, në Atlanta, në fillim të këtij muaji.

Duke mos pasur asnjë të dhënë se kush është autori, policia ka publikuar videon e momentit të krimit.

Por autori duket se nuk ka hyrë në kazino me idenë për të vjedhur, por teksa është ulur për të luajtur ai kishte vënë re se makineria ishte e thyer dhe ai sheh një mundësi për të bërë para.

I pashqetësuar nga askush ai fut dorën brenda makinerisë dhe merr shumën e parave që ishin luajtur deri në ato momente.

Policia duke postuar videon, bën thirrje për identifikimin e autorit, i cili deri më tani mbetet pa emër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA