Ministria e Shëndetësisë ka ulur buxhetin për pacientët me hemofili.  Në vendin tonë janë gjithsej 250 fëmijë me hemofili. 

Fëmijë dhe të rritur të cilët kanë probleme me çrregullimet e koagulimit të gjakut.

Për këtë ata duhet të  marrin disa njësi  gjak faktor 8 në mënyrë që të rregullojnë parametrat e gjakut të tyre. Por në Shqipëri fatkeqësisht kjo u mundësohet vetëm kur ata kanë dhimbje në muskuj dhe jo sipas normave të caktuara.

Personat qё vuajnё nga forma e rёndë e hemofilisё kanё hemorragji tё herё pas hershme nё muskuj dhe artikulacione. Hemorragjitё tek ata ndodhin 1 apo 2 herё nё javё dhe shpesh herё ёshtё spontane, pra pa njё shkak.

Personat me hemofili tё formёs sё mesme kanё episode tё hemorragjive spontane mё tё rralla, dhe zakonisht pas lёndimeve apo goditjeve. Për shkak të mos marrjes së faktorit 8  sipas parametrave të caktuara shumë prej tyre janë invalidizuar. Ndaj kërkohet që të paktën tek fëmijët e diagnostifikuar me hemofili të nisë mjekimi i rregullt.

Hemofilia  transmetohet nëpërmjet  geneve dhe kur  nëna është bartëse e hemofilisë atëherë mundësitë janë 50 % që fëmija  lind me probleme të hemofilisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA