Drejtuesit e Interit kanë nisur punën për të transferuar në Milano sulmuesin e Lille, Nicolas Pepe.

25-vjeçari nga Bregu i Fildishtë, po kalon një moment spektakolar, duke shënuar 19 gola dhe asistuar 11 të tjerë deri në këtë pikë të sezonit.

Sipas “France Football”, Interi është gati të ofrojë 60 milionë euro, për të bindur klubin francez të heqë dorë nga kartoni i Pepe.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA