Për herë të parë këtë vit gjatë një sezoni veror, në bregdetin e Vlorës nuk do të derdhen ujëra të zeza.

Impianti i përpunimit të ujërave të zeza në “Pyllin e Sodës” ka nisur punë pas disa vitesh në ndërtim. Puna e tij pritet të përmirësojë cilësinë e ujit në të gjithë bregdetin e Vlorës.

Ky impiant nisi punën vitin e kaluar me kapacitet të plotë, por kur sezoni turistik kishte përfunduar. Një investim prej 21 milionë eurosh i BE-së dhe qeverisë shqiptare, ai pritet të sjellë përmirësim të dukshëm të cilësisë së ujërave të detit në plazhet e Vlorës.

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve në Bashkinë e Vlorës thotë se filtrimi i ujërave të zeza shkon deri në 70%, duke bërë që uji i detit të jetë shumë herë më i pastër për pushuesit.

Investimi do të mbulojë edhe zonën nga Uji i Ftohtë deri në Radhimë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA