Pas përzgjedhjes së gjyqtarëve, sot është caktuar edhe data e seancës së parë ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Ai do të ulet në bankën e të akuzuarve më 19 qershor, 11 ditë para zgjedhjeve lokale.
Tre gjyqtarët që do të shqyrtojnë dosjen penale të ish-zyrtarit të lartë, i cili akuzohet për favorizim të grupit kriminal Habilaj në trafikun e drogës nga Shqipëria drejt Italisë janë: Ardit Mustafaj, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka.
Procesi ndaj Tahirit do të zhvillohet me procedurë të përshpejtuar.
Ish-ministri kërkoi gjykim të shkurtuar, pa pranuar akuzën, pasi këmbëngul se është i pafajshëm.
Bashkë me të, të pandehur janë edhe tre ish-zyrtarët e lartë të Policisë së Vlorës, Jaeld Çela, Gjergj Kohila e Sokol Bode.
Top Channel