Presidenti Ilir Meta i ka dhënë titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” disa luftëtarëve të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve në SHBA.
“Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës??, Shqipërisë?? dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë”, shkruan Meta.
Statusi
Me rastin e 20-vjetorit të themelimit të Batalionit “Atlantiku” të shqiptarëve të SHBA??, pata sot nderin e veçantë të vlerësoja me titullin e lartë “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”??, këta luftëtarë të lirisë që lanë gjithçka kishin ndërtuar në Amerikë, për t’u betuar mbi flamur për lirinë dhe çlirimin e Kosovës?? dhe dhënien fund të genocidit e spastrimit etnik të Millosheviçit.
Liria dhe pavarësia nuk janë të dhëna një herë e përgjithmonë, ashtu sikurse kemi të gjithë një rrugë të madhe përpara për t’i dhënë Kosovës??, Shqipërisë?? dhe rajonit tonë edhe më shumë paqe, siguri, demokraci edhe begati afatgjatë.
Top Channel