Propozimi i Bashës: Mision “Pribe” edhe në Shqipëri. Komisioni Europian të ndjekë modelin e Shkupit

15/04/2019 20:09

Kur kanë kaluar dy muaj nga djegia e mandateve, Lulzim Basha ka dalë me një propozim të ri, i cili duket si një përpjekje për tejkalimin e krizës politike në Shqipëri, ashtu sikurse ndodhi në Maqedoni.

“Monitorimi më efektiv i reformave të Sundimit të Ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e Sundimit të Ligjit në Bosnje dhe Herzegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, u shpreh Basha.

Mekanizimi që i referohet kryetari i Partisë Demokratike është zbatuar 4 vite më parë në Maqedoni, kur vendi u përfshi nga një krizë e thellë politike që kërkoi ndërhyrjen ndërkombëtare. Një grup ekspertësh nga Komisioni Evropian të drejtuar nga Reinhard Priebe, hartuan një raport i cili vuri në dukje mangësitë e funksionimit të institucioneve në Maqedoni, kryesisht në drejtësi dhe gjyqësor.

“Njerëzit kanë humbur besimin për shkak të lidhjeve të politikës me krimin. Objektivi ynë është të nxisim integrimin europian. Korrupsioni në çdo nivel, përkeqëson situatën e demokracisë në vend. Ky është shansi i fundit për zgjidhje politike. Nuk ka rëndësi kush fiton zgjedhjet, por ato duhet të jenë të lira. Mjaft është mjaft. Nuk do të pranojme më asgjë më pak sesa standardet evropiane të demokracisë”, theksoi kreu i PD-së.

Lulzim Basha ndodhet për një vizitë pune në Slloveni, ku mori pjesë në tryezën e organizuar nga Instituti Ndërkombëtar i Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin. Kryedemokrati foli jo vetëm për zhvillimet në vend, por edhe për raportin Kosovë-Serbi, duke bërë të qartë qëndrimin e partisë që drejton kundër shkëmbimit të territoreve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA