PD 3 orë protestë/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 14 persona të arrestuar në kryqytet 23/03 09:07
Neritan Sejamini deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se “protestat e opozitës kanë qenë pa dhunë, por me incidente”.
“Nuk ka pasur dhunë sistematike dhe dëme, ndërsa reagimi i policisë ka qenë disproporcional me gazin lotsjellës”, deklaroi Sejamini.
Avokati Spartak Ngjela reagoi duke thënë se nuk mund të sulmohet Parlamenti.
“Mos e sulmo Parlamentin, pse e sulmon? Po të shkosh në Parlamentin e Francës, të nxjerr autoblindin ai”, tha Ngjela.
Top Channel