Pjesa e sipërme e katedrales më të famshme në Bote, Notre Dame në Paris është shkatërruar nga zjarri i frikshëm që ra fillimisht në një skelë në përdorim për restaurimin e saj.

Maja e katedrales u rrafshua e gjitha pak pa shkuar ora tetë e mbrëmjes, ndërsa pamjet trishtuese të zjarrit të frikshëm po bëjnë xhiron e Botës.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe presidenti francez Emmanuel Macron.

“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, shkruan në Twitter presidenti francez.

Maja e katedrales ishte 93 metra dhe konsiderohej ndryshe si simboli i qytetit të Parisit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA