Që motrat grinden, nuk është gjë e re. Por që të plasë sherri që në bark të nënës, kjo ishte diçka e padëgjuar për shumë shikues nga e gjithë bota.

Dy vajza binjake në Kinë duket se nuk presin dot sa të vijnë në këtë botë, për të filluar grindjet. Ato janë parë nga prindërit dhe nga mjekja obstetre që në bark, gjatë një vizite, duke shtyrë e duke goditur njëra-tjetrën.

Videoja është bërë shumë shpejt virale, dhe babai i tyre 28-vjeçar tha për China Daily që vajzat e tij nuk janë vetëm grindavece. Një herë tjetër i kishin parë duke iu afruar njëra-tjetrës butësisht, sikur donin të përqafoheshin.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA