Zjarrfikësit francezë kanë paralajmëruar se zjarri që ka përfshirë katedralen Notre Dame në Paris pasditen e së hënës “nuk mund të ndalet”.
Një zyrtar i Ministrisë së Brendshme ka thënë se nuk është i sigurt nëse do të mund të shpëtohet ndërtesa 850-vjeçare, pasi u shemb një nga kulmet e saj dhe një pjesë e çatisë.
Ndërsa një zëdhënës i katedrales theksoi: “Gjithçka po digjet, nuk do të mbesë asgjë nga korniza e saj”.
Ndërkohë, presidenti francez, Emannuel Macron shpalli edhe gjendjen e Emergjencës Kombëtare për këtë ngjarje të rëndë, ndërsa prej disa orësh ndodhet pranë objektit që po digjet.
“Notre-Dame e Parisit është përfshirë nga flakët. Emocioni i një kombi të tërë, Mendimi i të gjithë katolikëve dhe francezëve. Si të gjithë bashkë-kombasit e mi, jam i trishtuar këtë mbrëmje teksa shoh të digjet këtë pjesë tonën’, tha presidenti francez për mediat.
Në orët e vona, reagoi edhe Vatikani, që shprehu keqardhje dhe dëshpërim për ngjarjen e rëndë të ndodhur në kryeqytetin francez, me djegien e një objekti identifikues të tij.
Top Channel