Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha, i pranishëm në Ljubjanë të Sllovanisë, si i ftuar i Institutit Ndërkombëtar të Studimeve për Lindjen e Mesme dhe Ballkanin, kërkoi që BE-ja të monitorojë sundimin e ligjit në Shqipëri, një nismë e cila është ndërmarrë tashmë për Bosnje-Hercegovinën.

Basha e vuri theksin tek raporti Priebe, i cili, thotë ai, ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni, në vitin 2015.

“Monitorimi më efektiv i reformave të sundimit të ligjit në vendet që kërkojnë anëtarësim mund të arrihet duke u mbështetur në shembullin pozitiv të të ashtuquajturit Raporti Priebe, i cili tashmë ndihmoi në tejkalimin e një krize serioze të demokracisë dhe sundimit të ligjit në Maqedoni në 2015. Komisioni Evropian sapo ka nisur një nismë të re për raportimin e Priebe për të monitoruar të gjithë sistemin e sundimit të ligjit në Bosnje dhe Hercegovinë. Unë inkurajoj Komisionin që të iniciojë një mision të tillë monitorimi edhe në Shqipëri”, ka thënë Basha.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA