Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili, ka reaguar pas arrestimit të 37 protestuesve nga policia për protestën e djeshme.

Vasili u shpreh se nuk ka prova për arrestimin e tyre, ndërsa shtoi se dhuna në protestë ishte vepër e kryer nga persona të skeduar nga qeveria.

“Provokimeve të tyre opozita nuk iu përgjigj, por bëri që organizatorët të bien vetë brenda. Jo më larg se dje u konsumua një akt terrorist me djegien e një makine të vendosur para protestuesve. Jam këtu që t’i kërkoj këtij ministri të pacipë që bën komente për protestuesit: kush është pronari i asaj makine? Kush i fiku dritat në të gjitha ambientet e mitingut? Ku në vend të sigurisë, fiku dritat në mënyrë që provokatorët që vunë flakën të konsumonin të qetë provokimin e tyre. Kam një pyetje të madhe për minsitrin kriminel që drejton Ministrinë e Brendshme: kush e dhunoi fotografin Arben Dajçin? Kjo është dhuna. Gjaku në këtë fotograf të pafajshëm që vetëm pasqyronte protestën. Po denoncimin e bërë nga Birn se si pa shkak gazetarët u goditën me ujë e gaz pa asnjë arsye, vetëm me frikën se do evidentonin të vërteta të mëdha”, tha Vasili.

“Sot, policia e kriminelëve të organizuar ka ndaluar dhjetëra protestues. Ku i gjeti provat, filmimet? Për atë makinën e djegur nuk ka pamje, nuk ka prova? Ky shtet ka zgjedhur të jetë shtet i horrave që mbrojnë horrat. Hajdutët e qeverisë i njohin nga këtu e në Uashington. Të tërë horrat që vodhën 10 milionë euro në mes të aeroportit as ata nuk arrestohen, nuk fillon hetim për asnjë njeri nga policia, ministria përkatëse e qeveria. Të vetmit fajtorë janë qyteratët e thjeshtë dhe protestuesit. Qeveria e cila jeton mes horrave, mbrohet prej tyre dhe mbron ata, ka vdekur për qeverisjen e këtij vendi. Ne nuk do të bëjmë asnjë hap pas. Përgjegjësit do të përgjigjen një për një. Llogaria e tyre me shqiptarët është personale, pasi kanë marrë përsipër të helmojnë e shkatërrojnë shëndetin e mijëra qytetarëve të pafajshëm. Ky krim do marrë ndëshkimin e merituar. Koha është shumë afër, të gjithë t’i bëjnë llogaritë mirë”, shtoi Vasili.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA