PD 3 orë protestë/ Hedhja e molotovëve dhe fishekzjarrëve, 14 persona të arrestuar në kryqytet 23/03 09:07
Gjatë gjithë natës oficerët e policisë kriminale së bashku me disa prokurorë nga Prokuroria e Tiranës, kanë analizuar pamjet filmike të kamerave të sigurisë dhe ato të agjentëve të vëzhgimit në terren, për të identifikuar personat e përfshirë në akte dhune gjatë protestës së djeshme të opozitës.
Janë 40 personat e shoqëruar në polici, të cilët, sipas policisë, janë përfshirë në akte të dhunshme gjatë protestës së djeshme të opozitës.
Mësohet se është arrestuar 26-vjeçari Armando Gecaj, i cili është filmuar duke shpërndarë kapsolla te protestuesit.
Top Channel