Olen Cesari i ftuar në ” E Diell” për të promovuar koncertin e tij “Live in Tirana 2019” më 23 & 24 prill 2019 në Pallatin e Kongreseve, zbuloi disa detaje nga jeta e tij personale që rrallëherë preferon t`i ndajë me publikun.

Në një bar buzë detit të improvizuar në studio, teksa Oleni po shijonte pijen e tij, kujtoi se herën e fundit që ishte dehur kishte marrë kitarën dhe kishte filluar të realizonte këngë duke i improvizuar në moment!

“Unë e mbaj mend si krijim edhe pse isha i dehur, ndërkohë kujtoj edhe momentin që kam marrë një shishe me ujë dhe ia hidhja me rradhë gjithë shoqërisë”- kujton Oleni duke qeshur.

Sa i takon fëmijërisë, ai foli për eksperiencën e tij kur mësoi për herë të parë notin

“Mbaj mend që kur isha 3 vjeç më morën, më hodhën në ujë dhe më lanë aty derisa unë mësova notin” – kujton Cesari. “Di katër stile noti dhe më pëlqen shumë deti si çun durrsak që jam” pohoi ai.

Oleni foli dhe për jetën private ose të paktën u “ngacmua”!

Sa herë vjen kjo pjesë, violinisti i famshëm vihet në vështirësi, e shmang gjithmonë dhe mezi jep një përgjigje!

Pyetjes së moderatorëve se kur do të martohej, ai në siklet e sipër iu përgjigj:

“Na lini rehat se jemi mirë”!

Lajmi për fejesën e Olenit u bë publik një vit më parë, por siç duket violinisti shqiptar me famë botërore nuk e ka ndarë akoma mendjen për 2019-n dhe i është përkushtuar vetëm karrierës.

Por mos prit edhe shumë gjatë Olen se duam dasmë prej teje!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA