Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj u shpreh të dielën në një deklaratë për mediat se protesta e djeshme e opozitës ishte “e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme”.

Ishte protestë e dhunshme, e rrezikshme dhe e paligjshme. Pati më pak pjesëmarrës, gjë që është lajm i mirë, pasi shqiptarët kanë kuptuar se pas kujt nuk duhet të rendin”, tha Lleshaj.

“Pati më tepër dhunë, ky është një lajm i keq që tregon dëshpërimin e organizatorëve. Protesta e mbrëmshme u zhvendos në mënyrë të pabesë, tinëzare nga vendi ku ishte kërkuar tek kryeministri drejt parlamentit duke krijuar pasoja të rënda, duke përfshirë qytetarë të palidhur me protestën e duke sjell dëme. Nga ana e organizatorëve nuk ishin marrë asnjë masë për sigurinë e saj, nuk ishte shpenzuar asnjë burim njerëzor apo material që protesta të zhvillohej brenda hullisë ligjore. Përkundrazi nga organizatorët ishin marrë masa për të hartuar plan sulmi dhe për të përdorur dhunë kundër institucioneve kushtetuese. Gjatë protestës u konsumuan thirrje të hapura antikushtetuese, për dhunë, për revolucion”, deklaroi ministri i Brendshëm.

Lleshaj tha se u përdor një arsenal lëndësh shpërthyese të ndaluara e të rrezikshme nga të cilat u shkaktuan dëme të mëdha.

“Protesta kontribuoi edhe njëherë për ta zhvendosur vëmendjen e policisë nga krimi tek protesta. Policia dha shembull dinjiteti, dhunuesit një tjetër arsye për t’u braktisur nga çdo qytetar. Policia reagoi me profesionalizëm ndaj njerëzve që kanë vrarë”, u shpreh ministri Lleshaj.

Top Channel e pyeti ministrin Lleshaj për origjinën e mjeteve pirroteknike të hedhura në drejtim të policisë, në një kohë kur ai dhe paraardhësit e tij janë shprehur se ato janë hequr njëherë e mirë nga qarkullimi. Ministri u përgjigj se “mjetet piroteknike kundër policëve janë futur ilegalisht”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA