Fikje mikrofonash, kërcënime dhe prekje fizike, të gjithë banorët në televotim
Në një rishpërndarje të deklaratës për medie të Sekretarit të Përgjithshëm të demokratëve, Gazment Bardhi, ku thuhej ndër të tjera se “grupimi antikushtetues dhe i paligjshëm në pushtet nuk e burgos dhe nuk e ndalon dot popullin”, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dhënë edhe mesazhin e tij.
Bardhi: Rama nuk ka moral të burgosë popullin!
“Ne jemi deri në fund, në krah të njerëzve që janë ngritur kundër qeverisë-bandë, që bashkë me krimin dhe oligarkët ka vjedhur dhe dhunuar shqiptarët, ka shkatërruar demokracinë dhe shtetin ligjor, e po kërcënon të ardhmen europiane të Shqipërisë”, shkruan Basha.
Reagimi i tij erdhi përmes rrjetit social Facebook, ku theksohet më tej se “fati i qeverisë-bandë është rrëzimi i saj”.
“Krerët e kësaj bande i pret burgu, që sot e kanë mbushur me protestues të pafajshëm”, shprehet kreu i opozitës.
Top Channel