“Lufta e Ujit” në Birmani, rit për të festuar Vitin e Ri

13/04/2019 11:06

Birmania e mirëpret në një mënyrë mjaft të veçantë Vitin e Ri: kremtimet shënohen me të ashtuquajturën “luftë të ujit“ nëpër rrugë. Muzika e fortë dhe pllaquritjet janë simboli i kësaj feste që paralajmëron mbërritjen e Vitit të Ri budist. Festivali shumëngjyrësh Thingyan nis në 13 prill e zgjat katër ditë, ndërsa Viti i Ri troket në 14.

I quajtur Songkran në Tajlande dhe Laos, eventi, momentet e vetme të  “çmendura”, i arrin praktikisht në Birmani, ku qytete të mëdha si Yangoni praktikisht mbyllen fare për shkak të festimeve dhe vështirë se mund të dalësh në  rrugë e të shpëtosh pa një spërkatje të mirë.

Përpos ceremonive tradicionale, festivali merr dhe formën e një kremtimi mbarëkombëtar me koncerte të hapura, ushqim rruge, kërcim dhe sigurisht, betejat pafund me ujë. Katër ditët e haresë vëzhgohen me kujdes nga autoritetet, të cilët lëshojnë here pas here edhe paralajmërime për sjellje të pahijshme. Së fundi, policia vendase u detyrua të nxirrte një buletin prej 13 pikash, ku pjesëmarrësve në festime u kërkohet te shmangin konsumin e tepruar të pijeve alkoolike, hedhjen neper shatërvanë, apo ngacmimin e tepruar e të tjerëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA