23/11 23:05
Pas mbylljes së protestës, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi falenderoi të gjithë qytetarët që morën pjesë.
Ajo tha se Rama ka dështuar përballë qytetarëve dhe si i tillë duhet larguar.
“Sot shqiptarët treguan që Rama ka dështuar me politikën e tij, ka dështuar me familjen e tij politike, ka dështuar me ekonominë, ka dështuar me drejtësinë, ka dështuar me të ardhmen e shqiptarëve.
Një njeri i dështuar që ka frikë të përballet me popullin e tij, një njeri që nuk gjendet përballe qytetarëve largohet, sepse në fakt është i larguar. Ju falenderojmë, ju jemi mirënjohës dhe jemi krenarë që kemi bërë një veprim dinjitoz. Duke djegur mandatet ne do t’i kthejmë fytyrën politikës”-tha Kryemadhi.
Top Channel