Adoleshenti Moise Kean i Juventusit është krahasuar shpesh me Mario Balotelin, dhe këtë të shtunë hyri në librat e rekordeve të Serie A.

Moise Kean u bë lojtari më i ri që shënoi në katër ndeshje rresht te Serie A, duke thyer kështu rekordin e mëparshëm, që mbahej nga Baloteli që nga viti 2009.

Një goditje për në portë, e nisur nga Joao Cancelo, dukej fillimisht se do të shkonte në dorë të portjerit, por Kean e devijoi me zgjuarsi larg duarve të Emiliano Vivianos.

Nëse Juve shmang humbjen me SPAL, do të bëheshin kampionë për të tetin vit rresht, duke thyer edhe rekordin për marrjen më të shpejtë të titullit.

Suksesi i Kean e ka ndihmuar Juven të shpejtojë drejt fitoreve, sidomos në ndeshjet e fundit, në të cilët ka munguar Kristiano Ronaldo për shkak të një dëmtimi. Mungesa e kapitenit të Portugalisë me SPAL dhe Milan u zëvendësua bukur nga Kean.

Lojtari i lindur në Itali, por me prindër nga Bregu i Fildishtë, ka pësuar dhe sulme raciste gjatë ndeshjes në Kaljari, në të cilën shënoi, por mori dhe kritika nga mbrojtësi i Juves, Bonuçi, i cili e hodhi një pjesë të fajit te sulmuesi, i cili këtë vit ka luajtur për herë të parë edhe me kombëtaren e Italisë.

Top Channel