Herën tjetër kur të hani  sallatë, mendohuni mirë. Këto janë fjalët e një studenti të mjekësisë,  i cili ka lëshuar një video tronditëse që tregon insektet që qëndrojnë tek perimet tuaja. 

Martin Kaae Kristiansen, 28 vjeç, përdori një mikroskop të fuqishëm për të zbuluar se çfarë gjendet në sipërfaqen e ushqimit tonë të freskët. Kristiansen bleu vetëm disa perime, por zbuloi një sasi të madhe insektesh, përfshi merimanga, larva, mushkonja, e të tjerë. Shumica e organizmave janë të padëmshme, por Z. Krisiansen thekson rëndësinë e larjes se perimeve.

Në grumbullin e perimeve të freskëta u gjetën edhe insekte të ngordhura dhe studenti  tha se brenda tyre u gjetën një “varrezë insektesh”. Disa prej gjallesave ishin të mbuluara nga myku, sepse siç duket kishin kohë që qëndronin të ngordhura tek perimet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA