Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se ai dhe Presidenti i Koresë së Jugut ,Moon-Jae-in do të diskutojnë për Korenë e Veriut gjatë takimit të tyre në Shtëpinë e Bardhë, duke përfshirë edhe për takime të mundshme shtesë me udhëheqësin e Veriut, Kim Jong Un.

Trump tha se nga negociatat me Korenë e Veriut kanë dalë gjëra të mira, edhe pse Uashingtoni nuk mori atë që donte nga takimet me Kim. Ai tha se përparimi i madh u bë dhe se ai njohu dhe e respektoi udhëheqësin e Koresë së Veriut.

Moon ishte në Uashington për bisedime, pasi shpreson se do të ndihmojë të vendosë çështjen e denuklearizimit me Korenë e Veriut, përsëri në rrugën e duhur, pas një takimi të dështuar midis SHBA dhe udhëheqësve të Koresë së Veriut, në shkurt.

Përpara udhëtimit të tij, ndihmësit e Moon theksuan nevojën për të ringjallur bisedimet mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi një samit i dytë midis Trump dhe Kim dështoi në Hanoi, më 28 shkurt.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA