A mundet një kompani thuajse njëshekullore, të mësojë nga e shkuara e lavdishme dhe të krijojë për veten një të ardhme më të shndritshme?

Duke u rikthyer në një ekran të vogël, më pranë jush. Disney më në fund ka njoftuar shërbimin e saj të paralajmëruar të transmetimit “online”, por sidoqoftë, ky shërbim nuk do të jetë i disponueshëm deri në nëntor në Amerikën e Veriut ndërsa në disa tregje të tjera, do të duhet akoma më shumë kohë.

E kjo për shkak të disa faktorëve, por kryesisht për faktin se Disney është ende në procesin e zgjidhjes së çështjes së të drejtave të përmbajtjes, që i janë shitur platformave të tjera të “streaming”-ut para se kompania të kishte ambiciet e veta.

Do të duhen thuajse 4 vite para se të gjitha marrëveshjet të skadojnë 0, thotë kompania. Vonesa mund të dëmtojë shanset e Disney-t për të debutuar me sukses në tregun e “streaming”-ut pavarësisht se kjo është tani prioritet.

Transmetimi “online” është në fakt një treg i mbushur por gjithnjë e më joshës. Netflix pret të shpenzojë 15 miliardë dollarë për prodhime të reja këtë vit, për të qëndruar në krye. Apple, muajin e kaluar lançoi shërbimin e tij streaming Apple TV+, ndërkohë që pritet tani edhe mbërritja e Disney-t, që për sa i takon materialeve për transmetim, nuk mund të ketë probleme, kjo edhe për shkak të jetëgjatësisë dhe prodhimtarisë së tij.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA