Kreu i BQE-së: Sistemi bankar i Europës është i mbipopulluar, ka nevojë për konsolidim

12/04/2019 01:09

Sektori bankar i Evropës është i mbipopulluar dhe ka nevojë të madhe për konsolidim, tha të mërkurën presidenti i Bankës Qendrore Europiane, Mario Draghi.

Sektori duhet të ndërmarrë një sërë veprimesh për të përmirësuar modelin e tij të biznesit, tha ai në një konferencë për shtyp, pas takimit me politikanët.

“Kjo mund të arrihet vetëm përmes konsolidimit dhe nevoja për konsolidim është shumë, shumë e rëndësishme”, tha Draghi. “Ekziston një lidhje mes shkallës dhe kapacitetit për të ndërmarrë investimet që nevojiten për të përmirësuar teknologjinë dhe të jenë konkurruese, veçanërisht në disa modele biznesi”, shtoi ai.

I pyetur për rolin mbikëqyrës të Bankës Qendrore Evropiane në bashkimet bankare, ai tha se përparësia kryesore ishte që transaksionet të jenë të suksesshme, që do të thotë jo vetëm kënaqësi për aksionarët, por edhe krijimin e një njësie ekonomike të fortë.

Duke iu përgjigjur një pyetjeje, Draghi tha, pa iu referuar transaksioneve specifike, se banka nuk kishte preferencë midis shkrirjes bankare ndërkufitare dhe kombëtare.

Deutsche Bank dhe Commerzbank, dy huadhënësit kryesorë të Gjermanisë, thanë në mes të marsit se ishin në bisedime për t’u bashkuar me njëra-tjetrën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA