23/11 22:09
Një stiliste që kujdesej për imazhin e të famshmëve ka vdekur në moshën 28 vjeçare, pas infeksionit të përhapur në trupin e saj.
Ana Corona, e cila jetonte në qytetin Guadalajara ,në shtetin meksikan të Jalisco, bëri operacion plastik gjoksin, por siç duket gjërat nuk shkuan ashtu siç duhen.
Një nga mikeshat e saja të ngushta, gazetarja Nelssie Carrillo, tha se Ana e mori infeksionin pas operacionit të gjirit dhe fajësoi kirurgun e saj. Ana bëri fotografi të plagëve të dukshme, të hapura nga operacioni pak ditë para vdekjes së saj.
Top Channel