Statujat fetare të vendosura në krye të Katedrales “Notre Dame” në Paris, janë dashur të hiqen për herë të parë në mbi një shekull, si pjesë e punimeve për restaurimin e kullës së madhe të monumentit.

Një vinç 100 metra i lartë uli me kujdesin maksimal statujat e bakrit që përfaqësojnë 12 apostujt dhe 4 ungjilltarët, në një kamion që do t’i transportonte më tej, duke i ofruar publikut një pamje të rrallë nga pranë, për herë të parë këtë të enjte.

Statujat shihen normalisht në mbarë Parisin nga pika më kulmore e Katedrales 96-metërshe të lartë “Notre Dame”.

Statujat, të cilat janë 3 metra të larta vet, janë dërguar në jugperëndim të Francës për t’u restauruar, në një projekt rinovimi që kap shifrën e 6 milionë eurove.

FOTO GALERI
2/7

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA