Grabitja e Rinasit, Kryemadhi: Ngjarja ka tronditur të gjithë rajonin

11/04/2019 12:42

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi doli sot në një deklaratë për mediet, për të folur rreth grabitjes së Rinasit. Zonja Kryemadhi përdori një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë, e cila deri më tani nuk ka marrë asnjë përgjegjësi, por justifikohet.

“Kjo ngjarje ka tronditur sigurinë në gjithë rajonin sepse nëse një aeroport ndërkombëtar i një vendi anëtar në NATO mund të sulmohet nga bandat, është cenim i sigurisë kombëtare dhe rajonale. Sot  shqiptarët ndihen më të pasigurt. Sot  aeroporti paraqitet si një vend i atakueshëm nga kriminelët, sa herë që ata duan.

Ndihen  të pasigurt shqiptarët sepse kanë një qeveri, që në vend që të marrin përgjegjësit, fillon të justifikohet me një sjellje që i dekurajon shqiptarët. Çorganizimi i polici demonstron rënien e shteti,q ë iu shërben bandave dhe që nuk është më garantuese e sigurisë shqiptarë”, tha Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA