Javën gjatë të cilës shfaqet premiera e sezonit i fundit të “Game of thrones”, një ekspozitë është hapur në Belfast të Irlandës, dedikuar kostumeve, gjithçkaje të përdorur në set si edhe atyre vendeve irlandezo-veriore që shfaqen në xhirime.
“Historia e errët e këtushme po shpaloset. Ky vend po lulëzon. Dhe që ne të kemi këtë show këtu dhe të jemi pjesë e këtij tranzicioni”, tha Liam Cunningham, aktor i Game of Thrones.
Me suksesin e madh të filmit, në të gjithë botën, zyrtarët lokalë thonë se po ndihmohet edhe në transformimin e imazhit të vendit në botë. Në shumë mënyra, filmi po bën një reklamë të pashoqe për Irlandën e Veriut dhe po ndikon në mënyra të ndryshme po ashtu.
“Filmi ka bërë që të rritet numri i vizitorëve në vendin tonë dhe sigurisht, kjo do të thotë që njerëzit shpenzojnë më shumë para këtu, hapen vende të reja pune, pra kemi përfitime shumë domethënëse nga këndvështrimi ekonomik”, u shpreh John McGrillen, chief executive of Tourism Northern Ireland.
Në më pak se 120 orë, shumëkush do të ulet para televizorit, monitorit të kompjuterit apo ekraneve të laptopëve për të parë premierën e sezonit final të Game of Thrones, një serial që ka tërhequr vëmendjen e miliona shikuesve nga e gjithë botë. Dhe në këtë sezon të fundit, sigurisht që padurimi është akoma më i madh, dhe surprizat po ashtu.
Filmi është xhiruar në Belfast dhe ka edhe skena të filmuara në vende të tjera të Irlandës së Veriut, por edhe në Kanada, Kroaci, Islandë, Maltë, Marok, Skoci, Spanjë dhe SHBA.
Game of thrones ka tërhequr shifra rekord shikuesish në HBO dhe ka një bazë të gjerë fansash në të gjithë botën.
Top Channel