Britania e madhe dhe Bashkimi Evropian kanë rënë dakord për një shtyrje fleksibël të Brexitit deri më 31 tetor- tha presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk.

Në një deklaratë pas pesë orësh bisedime në një samit të BE në bruksel, Tusk tha se mesazhi për miqtë britanikë është: ju lutem mos e shpenzoni kot këtë kohë. Theresa may tha se Britania e Madhe do të vazhdojë të synojë daljen nga BE sa më shpejt që të jetë e mundur.

Kryeministri irlandez, Leo Vardakar tha se Britania e Madhe duhet tani të mbajë zgjedhjet evropiane në maj ose të dalë pa marrëveshje nga blloku, më 1 qershor.

Kryeministrja May i kishte thënë më herët liderëve se ajo donte ta zhvendoste datën e brexitit nga kjo e premte deri më 30 qershor me opsionin e daljes së mëhershme nëse marrëveshja e largimit do të ratifikohej nga parlamenti. Donald tusk, doli nga takimi dhe foli para gazetarëve në një konferencë për shtyp në orën 2.15 të mëngjesit.

“Kursi do të jetë tërësisht në duart e Britanisë së Madhe. Ata mund ta ratifikojnë marrëveshjen dhe në këtë rast, shtyrja do të përfundonte”, tha ai.

Tusk tha edhe se Britania e madhe mund ta rimendonte strategjinë ose të zgjidhte të anulonte krejtësisht Brexitin.

“Më lini të përfundoj me një mesazh për miqtë tanë britanikë. Kjo shtyrje është fleksibël, sic unë e prisja, dhe pak më e shkurtër nga sa unë e prisja. Por është e mjaftueshme për të gjetur zgjidhjen më të mirë të mundshme. Ju lutem, mos e shpenzoni kot kohën”, shtoi Tusk.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA