Pedikyr për rinocerontët, lojëra për gjirafat, ëmbëlsira për lopët e detit, trajnim mjekësor për luanët e detit; mirëqënia e kafshëve dhe lumturia e tyre është shtylla e të gjitha aktiviteteve në Parkun Zoologjik të Parisit, që këtë fundjavë shënon përvjetorin e pestë të rihapjes së tij.

Kjo është një risi në kopshtin zoologjik që është hapur fillimisht në 1934, por që është rinovuar tashmë plotësisht dhe është modernizuar po ashtu. Sipas drejtuesve, qëllimi kryesor është krijimi i kushteve që i lejojnë kafshët të sillen ashtu siç do të bënin në një mjedis natyror. Sidoqoftë, ato nuk detyrohen të bëjnë asgjë dhe kanë të drejtën e zgjedhjes. Çdo aktivitet, thonë drejtuesit, bëhet me bashkëpunimin e kafshës.

E gjithë kjo e ka një qëllim. Nëse kafshët ndjehen mirë, thonë kujdestarët, kjo promovon riprodhimin e tyre.

Ndaj, edhe Kopshti Zoologjik i Parisit ka zgjedhur këtë praktikë të re.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA