Mjekët i gjejnë pacientes nga Tajvani 4 bletë të vogla, brenda syrit të saj. 28-vjeçarja e identifikuar vetëm si znj. He, po largonte barërat e këqija kur insektet fluturuan në sytë e saj.
Dr Hong Chi Ting i Spitalit Universitar Fooyin i tha BBC se ai ishte “i tronditur” kur nxori insektet prej 4 mm jashtë syrit. “Ky është rasti i parë në botë”, tha Ting. Znj. He tani është e shtruar dhe pritet të marrë shërbimin e nevojshëm mjekësor.
Bletët e djersës, të njohur edhe si “Halictidae”, tërhiqen nga djersa dhe e përdorin atë si ushqim. Ato gjithashtu pijnë lot sepse kanë përmbajtje të lartë proteinash.
Zonja po shikonte varret e të afërmve kur insektet fluturuan në syrin e majtë. E reja po pastronte barërat e këqija tek varret, kur bletët fluturuan drejt syrit të saj dhe u strehuan në pjesën e poshtme.
Për shkak të kësaj, sytë e vajzës u frynë dhe kishte dhimbke. Ajo nuk mund të mbyllte sytë plotësisht dhe iu drejtua spitalit për ndihmë.
Top Channel